Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare aktori Agim Muji

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare aktori Agim Muji, vëllai i artistes Yllka Muji.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjergj Zaharia, ish-kunati i Agim Mujit, i cili shprehet se Agimi humbi jetën nga një atak kardiak.

Agim Muji ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në kryeqytetin e Italisë, Romë. Agimi jetonte prej vitit 1990 ne Itali, i larguar me hapjen e ambasadave.

Në moshë fare të re, Agimi luajti në një serë filmash, midis të cilëve në filmin “Malet me blerim mbuluar”.

Agim Muji mbaroi studimet për pikture dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shume ekspozita si ne Itali dhe France. Me datë 27 tetor ishte planifikuar hapja e një ekspozite në Paris me Zamir Matin, por që nuk arriti ta realizonte dot.

Agim Muji ishte një personazh i njohur. Ai ka interpretuar në filmin shqiptar 1970 “Malet me blerim mbuluar” bashkë me motrën e tij Yllkën, në të njëjtin rol si në jete, motër e vëlla. Agimi luante rolin e Zenelit./ ObserverKult