Është ndarë nga jeta regjisori i filmit “Gjirokastra”, Juri Arabov. Kineasti i famshëm rus Juri Arabov, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Ai ishte një personalitet botëror në fushën e kinematografisë, i nderuar me çmime ndërkombëtare si skenarist dhe ushtronte detyrën e shefit të katedrës së skenarit në Akademinë e Arteve të Moskës.
Ngjarjet e filmit artistik shqiptaro-rus, xhiruar në Gjirokastër në dhjetor 2019, mbështetur mbi motivet e veprës së Kadaresë, lidhen me fatin e trishtë dhe kalvarin dramatik që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.
Ai është nderuar nga Bashkia e Gjirokastrës me çelësin e qytetit në një ceremoni të veçantë që u mbajt në shtëpinë Kadare. Filmi i parë i xhiruar në Gjirokastër është filmi “Skënderbeu”, bashkëprodhim ruso-shqiptar në muajin mars të vitit 1953 kur aktorët rusë me në krye aktorin e njohur Akaki Horava u pritën dhe u përshëndetën nga banorët e qytetit./BW
ObserverKult
Lexo edhe:
YEVGENY YEVTUSHENKO: MOS U LARGO…
Poezi nga Yevgeny Yevtushenko
Mos u largo… mos u largo prej meje
Kështu do të largohesh dhe nga vetja
Duke tradhtuar veten përgjithmonë
Do të bësh gjënë më të pandershme
Mos u largo… të largohesh është e thjeshtë
Të bashkohesh sërish është e pamundur
Vdekja prej fundesh përgjon çdo lëvizje
Dhe në një çast të shkurtër ajo është e pafundme
Mos u largo… harroje njeriun e tretë
Në dashuri ka vetëm dy. Nuk ekziston i treti
Le të jemi më të pastërtit në Ditën e Gjykimit
Kur boritë do të ushtojnë në kohën e rrëfimit
Mos u largo… e kemi shpërfillur mëkatin
S’na zë ligji, nuk jemi mëkatarë
Së bashku do të jemi më të denjë për të falur
Ata që në zemër na plagosën pa dashur
Mos u largo… kushedi sa largohen këtë çast
A mund të ritakoheni ju të dashuruar në shekujt që vijnë?
A është e mundur dyshja juaj në botë
Po dyshja jonë? Vetëm mërzi për fëmijët
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult