Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit.

Ajo është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Kush ishte Atalanta Pasko

Ajo ka lindur më 23 prill të vitit 1951 në Tiranë. Familja e saj e kishte origjinën nga Çamëria. Ajo nisi punën në moshën 21-vjeçare në Kinostudio “Shqipëria e re” në montazh. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentarë si “Dhuruesit e jetës” dhe Higjienë” me regji të Mit’hat Fagut.

Pasko ka bërë montazhin e mbi 20 filmave artistikë si “Gjeneral gramafoni”, “Nusja dhe shtetrrethim”, “Radiostacioni”, “Apasionata”, “Fushë e Blertë, fushë e Kuqe”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, etj./gazetashqiptare


Lexo edhe:

LETRA E FUNDIT E MITRUSH KUTELIT SHKRUAR SË SHOQES: KUR TË VDES…

Letra e fundit e Mitrush Kutelit shkruar së shoqes Efterpisë


E dashur Efterpi,

Këtë letrë, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën.

Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.
Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqia. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më varnin. Iknja me vrap, hynja në gropa e puse, dilnja prapë. Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU