Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare kolosi i humorit shkodran, Paulin Preka

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit shkodran dhe mbarë shqiptarë, Paulin Preka.

Kolosi i humorit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.

Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje, transmeton ‘tirananews.al’.

Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

LEXO EDHE: Muzika në zi: Ndahet nga jeta kantautori i njohur shqiptar