Ndërron jetë Mesarete Imeraj (Karagjozi) që njihet nga shqiptarët si Lilo Labja. Ajo ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.
Ajo njihet si një nga veteranet shqiptare më jetëgjata të Luftës së Dytë Botërore.
Imeraj është veterania, mbi jetën dhe veprimtarinë e së cilës u bazua roli i Lilo Labes. Rol ky i përjetësuar në filmin “Malet me blerim mbuluar” nga aktorja Yllka Mujo.
Disa vite më parë Imeraj rrëfeu për mediat 24 momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që pati në film, transmeton ‘gazetatema’.
“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh.
17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat, ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne”, shprehej ajo.
Lexo edhe:
KUJTOHET TEODOR KEKO: SHUMË E KANË DASHUR PA E NJOHUR…
“Një mbrëmje e paharrueshme në kujtim të një njeriu që shumë prej nesh e kanë dashur pa e njohur, veç nëpërmjet vargjesh: Teodor Keko!”, tha ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, në mbrëmjen kushtuar poetit, shkrimtarit e publicistit, të larguar nga jeta 20 vjet më parë.
Mbrëmja përkujtimore u zhvillua në sallën e koncerteve të Katedrales Ortodokse, me pjesëmarrjen e bashkëshortes së Teodor Kekos, Xhulieta Kekos, të cilën ministrja e ka falënderuar që në një mbrëmje të tillë, u besoi të pranishmëve ndjenjat e saj më të thella…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU