Ndahet nga jeta piktori dhe poeti nga Kosova, Bislim Aliu

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se ka vdekur piktori, poeti dhe mësimdhënësi, Bislim Aliu.

Bulliqi u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe siç u shpreh ai, të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit, poetit dhe mësimdhënësit për shumë vite, Bislim Aliu. Profesor Bislimi ishte intelektual i vërtetë, person shumë i dashur e i afërt me të gjithë”.

Bulliqi tha se së fundmi si komunë e kanë mbështetur botimin e librit tij të fundit, por, u shpreh se gjendja e tij shëndetësore e bëri të pamundur prezantimin e tij.

“Së fundmi si komunë e kemi mbështetur botimin e librit tij të fundit, por gjendja e tij shëndetësore e bëri të pamundur prezantimin e tij. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”, thuhet në njoftimin e Bulliqit.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA DJALI I PABLO PICASSOS, ISHTE FOTOGRAF DHE REGJISOR I NJOHUR

Claude Ruiz Picasso, djali i artistit spanjoll Pablo Picasso, ka vdekur në Zvicër në moshën 76-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, por nuk ka dhënë detaje mbi shkaqet e vdekjes.

Claude ishte një fotograf dhe regjisor filmi, i cili gjithashtu menaxhoi pasurinë e babait të tij nga viti 1989 deri në korrik të këtij viti, kur ia dorëzoi përgjegjësinë motrës së tij më të vogël, Paloma.

Claude punoi si asistent i fotografit të famshëm Richard Avedon për gati një vit dhe punoi si fotoreporter për Time Life, Vogue dhe revistën amerikane Saturday Review. Në vitin 2011 iu dha nderimi më i lartë i Francës, Legjioni i Nderit, për punën e tij si artist dhe si administrator i caktuar nga gjykata i pasurisë së babait të tij…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU