Arti korçar dhe jo vetëm ka humbur një nga piktorët restaurator më të njohur Koço Ristanin. Ristani ka zënë një vend të veçantë në historinë e restaurimit të veprave të artit në Shqipëri.
Koço Ristani ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen, ndërsa lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij. Ristani vjen nga një familje e njohur nga zona e Vithkuqit. Ai lindi në Korçë në 8 maj të vitit 1943.
Koço që fëmijë kishte pasion vizatimin dhe më pas pikturën. Ai mori mësimet e para nga piktori Vangjush Mio. Studimet për pikturë, Ristani i kreu në Liceun Artistik ”Jordan Misja”, Tiranë.
Pas studimeve kthehet në vendlindje – Korçë dhe ishte skenograf në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në vitin 1980 Koço Ristani ishte pjesë e grupit të parë të restauratorëve të veprave të artit mesjetar në MKAM, Korçë.
Koço Ristani ishte një figurë shumëplanëshe si intelektual dhe qytetar korrekt dhe i nderuar, një artist origjinal që vërtetësinë e figurës njerëzore diti ta interpretojë artistikisht, një artist që ka lënë mbresa me veprat e tij në Rusi, Suedi, Gjermani, Greqi e Maqedoni. Mesazhe të shumta ngushëllimi janë përcjellë nga kolegë, miq të piktorit e artëdashës korçarë./shqiptarja.com
ObserverKult
Lexo edhe:
SHTATË DEKADA ‘JETË’ TË TEATRIT ‘ANDON ZAKO ÇAJUPI’ NË NJË EKSPOZITË (VIDEO)