Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të poetit arbëresh, profesor Pietro Napoletano.
Në një mesazh në “Facebook”, presidenti Meta shkruan se vepra dhe aktiviteti i tij letrar bashkëkohor ka lënë gjurmë të thella në kulturën tonë të përbashkët dhe gjuhën arbërore.
Postimi i plotë i Metës në Facebook:
Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të profesor Pietro Napoletano, poet arbëresh nga komuna Firmo e rajonit të Kalabrisë.
Vepra dhe aktiviteti i tij letrar bashkëkohor ka lënë gjurmë të thella në kuturën tonë të përbashkët dhe gjuhën arbërore.
Poezitë e Napoletanos në arbërisht “Ka kroi i Pirukes” dhe “Brinj mullirit” nuk janë vetëm një dëshmi e talentit të tij të rrallë letrar, por dhe të dashurisë së jashtëzakonshme për gjuhën arbëreshe.
I bashkohem dhembjes së familjes dhe ngushëllimeve të të gjithë arbëreshëve të dashur dhe miqve të tij.