Ndahet nga jeta poeti dhe tekstshkruesi i njohur, Jorgo Papingji

jorgo papingji

Poeti i njohur shqiptar, Jorgo Papingji, u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të vargut të këngës shqiptare.

Ai ishte një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare popullore, ku me anë të teksteve të shumta arriti të krijojë një profil krejt të veçantë poetik e artistik. Fillimet në botën e artit dhe muzikës i datojnë që në moshë të vogël, teksa që në fillore nisi të merrej me krijimin e poezive dhe shkrimeve të ndyshme duke kontribuar dhe në dy gazetat e shkollës. Për herë të parë botoi në gazetën “Zëri i rinisë”, një cikël me poezi dhe prej asaj kohë nuk pati më ndarje me poezinë.

Bashkëpunimi i parë i Jorgos si autor teksti ka qenë me kompozitorin e shquar Aleksandër Lala në këngën që bëri aq shumë bujë në atë kohë “A ta fshij apo ta gris”; ishte një këngë për fëmijë, që aso kohe ngjalli shumë reagime pozitive dhe emocione estetike.

Jorgo Papingji mbaroi studimet e larta për shkenca ekzakte (matematikë-fizikë) profesion të cilin e ushtroi paralelisht me poezinë. Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014, është emëruar “Mjeshtri i Madh” si dhe ka shkruar mbi  4000 këngë.

Këngët që i shkroi dhe ishin pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH

1980 – “Kur jemi bashkë të dy” ( kënduar nga Luan Zhegu)
1990 – “Askush s’do ta besojë” (Anita Bitri, fitues)
1991 – “Fat dhë jetë” (Anita Bitri)
1993 – “Kur e humba një dashuri” (Manjola Nallbani, fitues)
1993 – “Rri me mua” (Mira Konçi)
1994 – “I thuaj jo” (Ardit Gjebrea)
1995 – “E doni dashurinë” (Luan Zhegu dhe Ledina Çelo)
1999 – “S’jam tribu” (Aurela Gaçe, fitues)
1999 – “Apokalipsi” (Irma dhe Eranda Libohova)
2001 – “Jetoj” ( Aurela Gaçe, fitues)
2004 – “Hëna dhe yjët dashurojnë” ( Luiz Ejlli)
2005 – “E dua këngën” (Evis Mula)
2007 – “Po lind një yll” (Rosela Gjylbegu)
2009 – “Në pasqyrë” ( Anjeza Shahini)
2010 – “Mirëmbrëma ëngjëlli im” ( Dorina Garuci)
2011 – “Këngën time merr vehtë” ( Bashkim Alibali)
2011 – “Më ler të të dua” ( Mariza Ikonomi)
2012 – “Kush ta dha këtë emër” ( Hersiana Matmuja)
2013 – “Zemërimi i një natë” ( Hersiana Matmuja, fitues)
2014 – “Vetëm të ti bësoj” (Klajdi Musabelliu)


Këngët që i shkroi dhe ishin pjesëmarrëse në festivalin Kënga Magjike

1999 – “Vetëm një fjalë” ( Elsa Lila, fitues)

Këngën që e shkroi dhe mori pjesë në Festivalin Evropian të Këngës

2014 – “One Night’s Anger” (Hersiana Matmuja)

Këngën që e shkroi dhe mori pjesë në Junior Eurovision Song Contest

2012 – “Kam një këngë vetëm për ju” (i kryer nga Igzidora Gjeta)

ObserverKult

———–

Lexo edhe:

ALI PODRIMJA: NËSE VDES I DASHURUAR…