Një lajm i dhimbshëm ka ardhur nga bota e medias dhe letërsisë shqiptare, ndërsa mësohet se gazetari dhe poeti i njohur, Demir Gjergji është ndarë nga jeta.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë djali i tij në një reagim në rrjetet sociale.
“Shokë dhe miq të babait tim, DEMIR GJERGJI, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ndërroi jetë”-shkruan ai.
Demir Gjergji ka qenë drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana, si “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare” si dhe i medieve të shkruara.
Poeti i njohur është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari.
Lexo edhe: