Ndahet nga jeta profesori i njohur

Profesori i letërsisë angleze, Vedat Kiseri, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Për vdekjen e tij ka njoftuar Shoqata e Veteranëve të Arsimit.

Kiseri ka punuar si ligjëruar dhe më pas si profesor në SHLP nga vitet 1972 deri më 2004.

Kiseri po ashtu ka shërbyer si bashkëpunëtor i jashtëm në Fakultetin Filologjik, si docent, profesor inordinar e më vonë ordinar në po këtë fakultet.

Ai po ashtu ka shërbyer si Shef i Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në këtë fakultet, ndërkaq ka qenë edhe Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Drejtor i SHLP-së në Prizren.

Kiseri po ashtu ka përkthyer poezi nga poetë amerikanë e anglezë të cilat janë botuar në “Rilindje” dhe “Bujku”.

Vedat Kiseri

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA PIKTORI I NJOHUR SHQIPTAR

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare piktori i njohur Bujar Zajmi.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, studiuesi Jaho Brahaj, teksa sjell në vëmendje edhe kontributin e artistit.

Krijimtaria e Zajmit shtrihet në afro 6 dekada e momentin më të fundit të ekspozimit përmes 100 veprave e shënoi në korrik të këtij viti me “Bzan me diellin” në Galerinë e Tiranës, nën kujdesin kuratorial të së bijës, Anila Zajmit, transmeton ‘gazeta shqip’.

Bujar Zajmi ka lëvruar një larmishmëri teknikash nga grafika, kolazhe, piktura në vaj e akrilik e të tjerë…

Veçohet si një nga artistët me një krijimtari të pasur gjatë sistemit diktatorial. Një pjesë të mirë të së cilës me afro 7 mijë punime e mbajti të fshehur gjatë diktaturës…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU