Ndahet nga jeta regjisori dhe tekstshkruesi i njohur, Tom Jones

Tom Jones, tekstshkruesi, regjisori dhe shkrimtari i “Fantastikët”, muzikalit më të gjatë në histori, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

Jones vdiq në shtëpinë e tij në Sharon, Connecticut, sipas Dan Shaheen, një bashkëprodhues i “Fantastikët”, i cili ka punuar me Jones që nga viti 1980.

Ai vuante nga sëmundja e kancerit, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Jones, u bashkua me kompozitorin Harvey Schmidt në “Fantastikët” dhe bëri shfaqjet në Broadway “110 në hije” dhe “I Do! I Do!”, derisa u fut në Sallën e Famës së Teatrit Amerikan në vitin 1998.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, ALAN ARKIN

Një personazh i njohur dhe veçanërisht i dashur i ekranit të madh, aktori dhe regjisori amerikan, fitues i çmimit Oscar, Alan Arkin, i lidhur me dhjetëra role dramatike dhe humoristike është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Fitoi Oscar për aktorin më të mirë në vitin 2007. Kjo për interpretimin e tij në filmin Little Miss Sunshine.

Ky ishte nominimi i tij i katërt radhazi për Statujën e Artë. Pasi u paraprinë nga ato të vitit 2013 për “Operation Argo” të Ben Affleck. Pastaj “Zemra është një gjahtar i vetmuar” i vitit 1969. Dhe “Rusët po vijnë” të vitit 1967 .

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult