Ndahet nga jeta regjisori i njohur

Regjisori dhe producenti Jean-Marc Vallee, i cili fitoi një çmim “Emmy” për regjinë e serialit hit të HBO-së, Big Little Lies dhe drama e të cilit në vitin 2013 “Dallas Buyers Club” fitoi shumë nominime për “Oscar”, ka vdekur në moshën 58-vjeçare.

Regjisori vdiq papritur në kabinën e tij jashtë Quebec City, Kanada, gjatë fundjavës, sipas përfaqësuesit të tij Bumble Ward, transmeton ‘lapsi.al’.
Familja dhe këshilltarët e afërt të Vallee thuhet se janë ‘tronditur’ nga vdekja, me partnerin e tij producent Nathan Ross që gjithashtu konfirmoi tragjedinë duke bërë homazh në një deklaratë.
“Jean-Marc qëndronte për kreativitetin. Autenticitetin dhe duke i provuar gjërat ndryshe. Ai ishte një artist i vërtetë dhe një djalë bujar, i dashur. Të gjithë ata që punuan me të nuk mund të mos shihnin talentin dhe vizionin që ai zotëronte. Ai ishte një mik. Ishte një partner krijues dhe një vëlla më i madh për mua. Maestros do t’i mungojë shumë. Por është ngushëllim kur dihet se stili i tij i bukur dhe puna me ndikim që ai ndau me botën do të vazhdojë të jetojë”, tha Ross.

Regjisori lindi në Montreal dhe studioi filma në Universitetin e Quebec. Ai e filloi karrierën e tij duke regjistruar video muzikore dhe filma të shkurtër në fund të viteve 1980. Gjithashtu edhe në fillim të viteve 1990 përpara se të bënte debutimin e tij në filmin artistik me “Liste Noire” në 1995.

ObserverKult

Jean-Marc Vallee

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR, RA NGA HOTELI KU PO QËNDRONTE

Aktorja japoneze, e cila bënte zërin e personazhit të Anna-s në versionin japonez të “Frozen”, ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia në hotelin ku po qëndronte.

Sayaka Kanda, 35 vjeçe, u gjet në zonën e jashtme të katit të 14-të të hotelit 22-katësh ku ajo po qëndronte. Ajo u dërgua në spital ku u shpall e vdekur nga mjekët, sipas raportimeve të mediave lokale.

Kanda, e cila ishte zëri i Princeshës Anna në versionin japonez të filmit të animuar të “Walt Disney” të vitit 2013 “Frozen”. Ajo ishte vajza e aktorit japonez Masaki Kanda dhe këngëtares Seiko Matsuda.

Ajo nuk u shfaq për një performancë në muzikalin “My Fair Lady” në një teatër në Sapporo, kryeqyteti i ishullit malor verior japonez të Hokkaido, të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult