Ndahet nga jeta regjisori i njohur, William Friedkin

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare regjisori, William Friedkin.

Ai u bë i famshëm me dy filmat që fituan çmimin Oscar, “The Exorcist” dhe “The French Connection”. Friedkin vdiq në Los Anxhelos.

William Friedkin është quajtur nga historianët e filmit si “Regjisori i së keqes”. Ai ishte një nga përfaqësuesit e brezit që në vitet ’70 ndryshuan formën e kinemasë hollivudiane.

I konsideruar si një nga talentet më të guximshëm dhe me ndikim të brezit të tij, Friedkin fitoi një çmim Oscar për regjisorin më të mirë për filmin “The French Connection” në vitin 1972. Ai gjithashtu u nominua për një Oscar për filmin e tij më të famshëm “The Exorcist” në vitin 1974. Ai njihet edhe për shumë filma të tjerë të sukseshëm si “Cruising”, “The Hunted” dhe “Killer Joe”. Por filmi i tij më i sukseshëm mbetet thrilleri “The Exorcist”.

Vepra e tij e fundit do të shfaqet premierë në festivalin e filmit të Venecias të këtij viti, thrilleri ligjor “The Caine Mutiny Court-Martial”. 

Në film luajnë Kiefer Sutherland dhe Jason Clarke dhe bazohet në shfaqjen e Herman Wouk të vitit 1953.

Friedkin shpesh fliste për rënien e kinemasë amerikane, duke kritikuar filmat me superhero dhe filma të tjerë të suksesshëm në studio. 

“E gjithë ideja e filmit artistik, apo filmave eksperimentalë, për të marrë një audiencë në kinema është zhdukur praktikisht nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera, me përjashtim të zonave të skajshme,” ka theksuar ai në një intervistë të vitit 2015.

 “Dhe kur u rrita, ishte një element kryesor i kinemasë”./dukagjini


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, MARK MARGOLIS

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI I NJOHUR, GILLES PERRAULT

ObserverKult