Ndahet nga jeta regjisori i njohur, Paulin Shkjezi- djali i aktorit të madh

Regjisori që u nda nga jeta është djali i aktorit të madh, Ndrek Shkjezi.

Paulin Shkjezi ishte regjisor i RTVSH në të cilin punoi për më shumë se 25 vjet ku janë realizuar emisione nën regjinë e tij.

Ndarja e tij nga jeta erdhi për shkak të problemeve shëndetësore, gjithnjë e në përkeqësim.

Shkjezi la gjurmët e tij kudo që shkoi, por spikati dhe u bë i njohur që kur ishte gjimnazist me të paharruarën “Matura ’72”.

Miq të regjisorit kanë shprehur përmes postimeve në rrjete sociale mesazhe ngushëllimi për bashkëshorten e tij Monda dhe familjarët.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR, VLADIMIR PRIFTI

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga regjisoret më të shquar të saj, Vladimir Priftin.

Mjeshtri i madh ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, por kontributi i tij është aq i madh saqë është cilësuar një shkollë për filmin shqiptar. Ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur si kineast, por edhe skenarist.

Filmat e tij ishin destinuar për të qenë të përjetshëm dhe të ishin filmat më të dashur për publikun shqiptar.

“Udha e Shkronjave”, “Flutura në kabinën time”, “Dhe vjen një ditë”. “Dasma e Sakos”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” janë disa nga filmat më të njohur që mbajnë vulën e tij si regjisor mes shumë prodhimeve te tjera.,,,

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU