Kinematografia shqiptare ka humbur një nga regjisoret më të shquar të saj, Vladimir Priftin.
Mjeshtri i madh ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, por kontributi i tij është aq i madh saqë është cilësuar një shkollë për filmin shqiptar. Ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur si kineast, por edhe skenarist.
Filmat e tij ishin destinuar për të qenë të përjetshëm dhe të ishin filmat më të dashur për publikun shqiptar.
“Udha e Shkronjave”, “Flutura në kabinën time”, “Dhe vjen një ditë”, “Dasma e Sakos”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” janë disa nga filmat më të njohur që mbajnë vulën e tij si regjisor mes shumë prodhimeve te tjera.
Kontributi i tij është vlerësuar me dhjetra çmime ndërsa regjisori i ndjerë është nderuar me titullin mjeshtër i madh.
Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar miqtë e tij, aktorë të njohur që shprehin hidhërimin për largimin e mikut të tyre. Për këtë lajm të hidhur për kinematografinë ka reaguar edhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe presidenti Bajram Begaj që i shprehin ngushëllimin familjes./klan
Lexo edhe:
RRËFIMI I VLADIMIR PRIFTIT: SI SHPËTOI NGA GREMINA NDRIÇIM XHEPA?
Të gjithë e kemi parë “Flutura në kabinën time”, pakkush e di se skenari është ngritur nga një motiv i marrë nga një tregim i Dritëro Agollit, ku personazhi kryesor grua nuk ishte një mësuese, por një infermiere.
Ky film të mbërthen edhe sot para ekranit, nën regjinë e Vladimir Priftit, me skenar edhe të Teodor Laços. Shumëkush e ka të gdhendur në kujtesën emocionale interpretimin e shkëlqyer të Ndriçim Xhepës dhe Luiza Xhuvanit. Aktorë të cilët aso kohe kishin model gjigantët e skenës Tinka Kurti e Reshat Arbana.
Mjafton të ndalemi tek fraza: – Pse ç’më pandehni mua ju zonjëza bukuroshe… korrierin e fshatit?” dhe të vijnë vetiu në mendje batutat e tjera të shkëlqyera të filmit që edhe sot mbeten të paharruara…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU