Në moshën 69-vjeçare u nda nga jeta regjisorja dhe make up artistja, Sofie Thaçi-Havolli. Lajmin e kanë bërë me dije, familjarët e të ndjerës, përmes rrjeteve sociale.
“Ceremonia e varrimit për nanën në ora 12:00 te varrezat në Arbëri (Dragodan), njëkohësisht ju njoftojmë se me porosinë e të ndjerës nuk do të ketë të pame”, bëhet me dije në njoftimin e bërë sot nga djali i saj, Ariani.
E ndjera ishte ndër regjisoret e sukseshme në Kosovë me mbi 40 vite përvojë pune në regji dhe medie dhe po ashtu si make up artiste.
Po ashtu ka qëndruar prapa një numri emisionesh të dashura e të shikuara nga audienca kosovare.
Në vitin 1972 filloi punën në programin e dytë të Radio Prishtinës. Drejtuese e programit një orësh “Në valën 280.5”. Punën në Radio Prishtinë e ka vazhduar deri në transferimin e saj në TV Prishtina për përgatitjet teknike dhe në kohën e formimit të redaksive.
Në vitin 1976 TV Prishtina e dërgoi në TV Beograd për specializim si makeup artiste. Pas specializimit ajo u kthye në Kosovë ku vazhdoi punën si make up artiste në projektet e TV Prishtinës, Kosova Filmit si dhe në teatër.
Më pas, Sofie Thaçi u transferua në regji dhe prej atëherë ka punuar në projekte të shumta.
Më poshtë e gjeni listën e projekteve në të cilat mori pjesë:
“Njeriu prej dheu” film – makeup artiste
“Kur pranvera vonohet” film – makeup artiste
“Era dhe Lisi” film, 1997 – makeup artist.
“Proka” film – makeup artiste
“Nën qarr po flinte vasha” film – makeup artist & script.
“Pikniku” film – makeup artist.
“Fidani” film – makeup artist
Projektet televizive:
“Një jetë e tërë” drame televizive – makeup artist.
“Epoka para gjyqit” dramë televizive – makeup artist.
“Kopshti i pleqërise” dramë televizive – makeup artist.
“Rropullari” makeup artist
“Në orët e vona” emision zbavitës – regjisore
“Studio 038” emisionin zbavites – Sekretare e regjisë
Festivalet:
“Akordet e Kosovës 1974” Sekretare e festivalit
“Jugovizion 1986” -Asistente e regjisë
Regjisore e tre spoteve të para të realizuar në Kosovë:
“Burek, burek” Sinan Vllasaliu
“Në tren për Perzeren” -Migjen Kelmendi
“Romantika” Violeta Regjepagiqi
Emisionet humoristike:
“Autobusi” emision humoristik 1983/1985 – sekretare e regjisë dhe makeup artist
“Pa pengesë” emision humoristik javor – sekretare e regjisë dhe makeup artist
“Treshi përsheshi” emision humoristik – sekretare e regjisë.
Ndërkaq prej muajit gusht të vitit 2000, e ndjera Thaçi-Havolli punoi në RTV21 si regjisore ku për këto vite ka dhënë kontributin e saj në emisione kontaktuese, zbavitëse si dhe të drejtëpërdrejta.
E për më shumë se 18 vjet realizoi programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21, gjegjësisht për më shumë se 15 vjet lajmet “Flash”.
ObserverKult
Lexo edhe:
PARA SE TË VDISTE, ARDIAN KLOSI: SHPËTOMË, O ZOT, AMAN NGA SHQIPTARËT!
Ju ftojmë të lexoni poezinë “Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët!” të autorit, Adrian Klosi!
I shoh të munduar me kryet në hi
Luftojnë të jetojnë s’jetojnë dot pa luftë
Rrëzohen dhe ngrihen dërrmohen prapë çohen
Batakut i ikin të venë në batak
Po gjakun s’e prishin se prapë do luftojnë
Me thonj e me dhëmbë të kapen pas jetës
Me kryet në hi ta gjejnë një copë bukë
Dhe qeshen e qeshen
Mes baltës ngërdheshen
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët.
Jetojnë në mes plehut dhe thonë “s’ka problem”
Po nga ta kthejnë kokën do gjejnë veç probleme
Telashe dhe halle një mal me probleme
U ikin me vrap, i ndeshin përballë
U mbyllin një portë, u hyjnë në oxhak
I djegin me flakë, u ngjiten në kokë
Po s’jepen ata dhe kokën e ngrenë
Dhe gjejnë pakëz zë për të thënë “s’ka problem”
Ngrihen shulaten
Cfiliten rropaten
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult