Pas një sëmundje të rëndë vdiq Ali Mehmetaj, shkrimtar e gazetar i njohur. Ai është autor i dhjetëra veprave letrare, humoristike e dramave.
Ali Mehmetaj u lind në katundin Dubovë të Pejës, në vitin 1950. Shkollën fillore dhe te mesme e kreu Pejë. Studimet për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtinës. Ka punuar gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe botues i disa revistave, si: “Horri”, “Morri” “Anza”, “Dardania”, “Titanik”, “Vizatori” dhe “Verbi”.
Ali Mehmetaj ka punuar dhjetë vjet në Televizionin e Prishtinës deri sa nuk i kanë dëbuar policia serbe me dhunë nga puna.
Është autor i veprave: “Fytas”, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1988; “Gungaçi dhe Djali”, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1996; “Kësula Magjike”, përralla për fëmijë, Rilindja, Prishtinë, 1996; “Pse shqiptarët nuk kanë mend”, tregime humoristike, Titanik, Prishtinë, 2008; “Një Përmendore për Gomarin”, komedi, Titanik e cila është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar, “Njeriu Misterioz”, komedi, Titanik, Prishtinë, 2008. “Njeriu me Sidë” “, roman humoristik. Titanik, Prishtinë, 2023. “Jeta pas Vdekjes”, roman humoristik, Titanik, Prishtinë 2023. “I kthyeri nga ISISI”, dramë, Titanik, Prishtinë 2023. “I kthyeri nga Parajsa” “, komedi, Titanik, Prishtinë 2023.
Është botues i romaneve të letërsisë botërore, i librave psikologjik dhe të biznesit. Ka rishkruar dhe adaptuar romanet: “E fshehta e vulës se blertë” të Hana Ozhogovska, : “Robinson Kruzo” të Daniel Defos dhe “20.000 milja nën det” të Zhyln Vernit etj. Ai ka jetuar dhe vepruar në Prishtinë.
ObserverKult
Lexo edhe: