Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, Laurent de Brunhoff

Shkrimtari dhe ilustratori i njohur Laurent de Brunhoff, i cili e vazhdoi profesionin e babait të tij, duke botuar libra me fotografi për fëmijë, me seri “Babar: The Elephant”, ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare.

De Brunhoff ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Florida, njofton CNN.

I lindur në Francë, derisa për shumë vite me radhë ka jetuar në Amerikë, De Brunhoff ka botuar më shumë se 40 libra me Babar, të cilin e solli në ‘jetë’ ilustratori, babi i tij, Jean në vitet e ’30-ta.

“Fillimi, krejt fillimi i Babar ka qenë koha në shtrat kur nëna ime na tregonte tregime”, pati thënë për CNN, De Brunhoff në një intervistë të dhënë në vitin 2003.

“Unë dhe vëllau im i pëlqenim shumë këto tregime dhe një ditë shkuam në studion e babait dhe i treguam për këto përjetime tona. Ai filloi ta realizojë një libër për ne. Pas librit të parë, ai realizoi edhe një tjetër, pastaj edhe një tjetër libër. Dhe tek kur kjo ndodhi ai e zbuloi talentin e vet, mendoj unë”, pati thënë De Brunhoff.

De Brunhoff ishte vetëm 12 vjeç kur babi i tij vdiq nga tuberkulozi, konkretisht në vitin 1937, ndërsa deri në atë kohë pati publikuar pesë libra të një serie “Babar the Elephant”.   

Në vitin 1946 në moshën 21 ai ka ‘ringjallur’ “Babar” përsëri në librin e tij të parë personal, “Babar’s Cousin: That Rascal Arthur”.

“Dëshiroja vetëm që Babar të ‘jetonte’ përsëri”, pati thënë ai në vitin 2003 për CNN.

ObserverKult


Lexo edhe:

JASQUES PRÈVERT: NJERIU QË DOJA VDIQ…

Ku shkoj e nga vij,
Pse jam qullur.
Hajt, s’është e vështirë ta kuptosh.
Po bie shi.
Shiu është shi.
Unë eci nën të – dhe pastaj,
Dhe pastaj asgjë tjetër
Shkoni në rrugën tuaj,
Si unë në timen.
Përse llokoçitem në llucë?
Sepse më pëlqen.
Po shiu, shiu më bën të qesh.
Qesh për gjithçka, gjithçka, gjithçka.
Po i patët lotët në xhep,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult