Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shkodran, Nikolla Spathari

Shkrimtari dhe publicisti, Nikolla Spathari, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Spathari la pas një veprimtari të madhe prej 30 librash të botuar. Shkrimtari Spathari,  i lindur në 5 dhjetor 1940 në Malësinë e Madhe, në karrierën e gjatë, është marrë me poezi, prozë, publicistikë dhe  studime.

Ai është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” dhe me titullin “Mirënjohja“ e qytetit të Durrësit, ndërsa ka marrë çmimet: “Mark Tuen“, “Migjeni“, “Dritëro Agolli“ dhe “Xha Deralla“. Artisti ka shtrirë veprimtarinë e tij edhe në gazetari, ku është angazhuar si kryeredaktor i gazetës “Besa” në Shkodër dhe i gazetës “Pena” në Durrës./ TopChannel

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI I NJOHUR, MARTIN AMIS

Martin Amis, një nga romancierët më të famshëm britanik të gjeneratës së tij, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Ai vdiq nga kanceri i ezofagut në shtëpinë e tij në Florida, tha New York Times, duke cituar gruan e tij, shkrimtaren Isabel Fonseca.

Amis është më i njohur për romanin e tij të vitit 1984 “Money” dhe veprën e vitit 1989 “London Fields”.

Ai është autor i 14 romaneve dhe disa librave jo-fiction. Ndërsa konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më me ndikim të epokës së tij.

I lindur në vitin 1949 në Oksford, ai ishte djali i romancierit dhe poetit Sir Kingsley Amis.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult