Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari Naum Prifti.
Naum Prifti është një nga emrat më të shquar të letërsisë shqiptare dhe krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj.
Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie.
Shkrimtari Prifti lindi më 7 mars të vitit 1932, në Rehovë të Kolonjës.
Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Njerëz të kësaj toke”, Erë mali, erë fushe”, Grirja e shpirtit” etj./albeu
Lexo edhe:
LAJM I TRISHTË: NDAHET NGA JETA PROFESOR PIERRE CABANES, MIKU I ARKEOLOGJISË SHQIPTARE
Ndahet nga jeta profesori i mirënjohur francez Pierre Cabanes, Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i nderuar me Urdhrin më të lartë shtetëror “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Prof. dr. Cabanes u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare. Ai ishte historian i antikitetit dhe studiues i mirënjohur i fushës së epigrafisë greke.
Jeta e tij e pasur shkencore ka qenë e lidhur ngushtësisht më territorin e Ilirisë së Jugut dhe Epirit. Prandaj personaliteti shkencor dhe human i tij ka zënë vend denjësisht krahas themeluesve të arkeologjisë shqiptare të shekullit XX.
Në vitin 1965, Cabanes arriti me sukses në mbrojtjen e doktoraturës me tezën “Epiri nga vdekja e Pirros deri në pushtimin romak (272-168 para Krishtit)”.
Në vitin 1969 Prof.Cabanes filloi mësimdhënien në Universitetin e Clermont-Ferrand. Ndërsa në vitet 1977-1982 ai u zgjodh presidenti i parë i Universitetit Clermont-Ferrand II. Më pas u emërua në Universitetin e Parisit X-Nanterre, duke qenë për disa kohë edhe drejtor kërkimi në CNRS…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU