Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur

Romancieri spanjoll fitues i shumë çmimeve, Javier Marias, vdiq në moshën 70-vjeçare.

Marias, i cila kishte vuajtur nga pneumonia muajin e kaluar, botoi 16 romane duke përfshirë “Fytyra jote nesër” një trilogji e botuar midis 2002 dhe 2007.

“Një ditë e trishtuar për letrat spanjolle”, shkroi në Twitter kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. “Javier Marias na lë ne, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë”.

Librat e tij u përkthyen në 46 gjuhë dhe u shitën në pothuajse 9 milionë kopje në 56 vende.

Një përkthyes si dhe një kolumnist për gazetën e përditshme spanjolle El Pais, Marias mori një sërë çmimesh për punën e tij. Vitin e kaluar, ai u zgjodh në Shoqërinë Mbretërore Britanike të Letërsisë si Shkrimtar Ndërkombëtar.


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 32-VJEÇARE AKTORJA E NJOHUR

Aktorja dhe modelja afrikano-jugore, Charlbi Dean, ylli i filmit “Triangle of Sadness”, fituesja e Palmës së Artë të këtij viti, vdiq në Nju-Jork, njoftoi zëdhënësja e saj, duke konfirmuar informacionet nga mediat.

Sipas “Deadline”, aktorja 32-vjeçare ka ndërruar jetë “papritmas” në një spital në Nju-Jork. Për momentin nuk ka të dhëna të tjera për shkakun e vdekjes.

Në filmin “Triangle of Sadness” të regjisorit suedez Ruben Estlund, Dean luan Jaja, një top-modele dhe influencuese e fiksuar pas imazhit dhe karrierës, së cilës i ofrohet një lundrim luksoz me të dashurin e saj, gjithashtu model.

Pesë vjet pasi mori Palmën e Artë për filmin “Quadrat”, këtë maj Ruben Estlund fitoi Palmën e Artë të dytë në Festivalin e 75-të Ndërkombëtar të Filmit në Kanë për një satirë rreth super të pasurve dhe luksit, i vlerësuar si filmi më qesharak në konkursin e Kanës../

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU