Shkrimtari, përkthyesi dhe arkitekti i njohur, Petraq Kolevica, sot u nda nga jeta. Lajmin e bëri të ditur Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT, në Tiranë.
“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se sot u nda nga jeta arkitekti i mirënjohur Petraq Kolevic. Fau shpreh ngushëllimet e përzemerta familjes dhe të gjithe komunitetit të arkitekteve për këtë humbje të madhe të një prej Mjeshtrave te Modernizmit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen në Facebook të këtij fakulteti.
Kush ishte Petraq Kolevica?
Petraq Kolevica, lindi nё Korçё me 11.01.1934, kreu shkollёn fillore dhe gjimnazin nё Korçё. Gjimnazi i Korçёs ishte pasardhёs i Liceut francez dhe disa nga profesorёt e mёparshёm vazhdonin tё jepnin mёsim atje.
Ndёr tё tjera ishin kёta mёsues qё ngjallёn tek Petraqi interesin dhe dashurinё pёr artin e sidomos pёr poezinё. Nё atё kohё pati kontakte edhe me piktorёt Vangjush Mio e Vangjush Tushi qё ndikuan shumё nё formimin e tij.
Studimet pёr inxhinieri ndёrtimi i kreu nё periudhёn 1952-1957 nё Universitetin politeknik tё Tiranёs. Punoi shumё vite si inxhinier dhe arkitekt. Gjatё gjithё veprimtarisё si arkitekt ai u mundua tё projektonte ndёrtesa moderne dhe funksionale. U kritikua shumё herё pёr ndikime tё huaja nga partiakёt e asaj kohe.
Mbas njё fjalёkёmbimi me Enver Hoxhёn nё ekspoziten “Shqipёria Sot” u dёrgua pёr tё punuar si teknik ndёrtimi nё Valias. Qё nga ajo kohё pothuajse nuk punoi mё si arkitekt. Jetёn e tij si inxhinier dhe arkitekt e ka pёrmbledhur nё librin “Arkitektura dhe diktatura”. Qё nё rininё e hershme interesohej pёr poёzinё.
Nё vitet ’60-tё, botoi pёrkthimin e poemёs “Demoni” tё Lermontovit, qё u prit shumё mirё nga lexuesi i atёhershёm. Nё vitin 1986, botoi librin me pёrkthime nga gjermanishtja “Poezi gjermane dhe austriake”.
Ështё ndër të vetmit qё ka pёrkthyer poezi klasike japoneze, ndonёse jo nga origjinali. Nё kohёn e demokratizimit tё Shqipёrisё kontribuoi si deputet nё parlamentin e parё pluralist tё Shqipёrisё dhe si pjesëtar i kёshillit botues tё gazetёs “Rilindja Demokratike”. Nё vitet e mёvonshme, pёr shkak tё njё sёmundjeje tё rёndё, ai u tёrhoq nga politika aktive, por ka shfaqur shpesh mendimin e tij nё gazeta tё ndryshme.
Nё vitin 1992, u botua vёllimi i parё me poezi “Kёngё nga koha e keqe”. Poezi tё shkruara mё parё prej tij por tё pabotuara deri atёhere. Kuptohet pёr arsye tё pёrmbajtjes. Mё vonё botoi dhe vёllime tё tjera me poezi. Sё fundi mё 2013, pёrmblodhi poezitё e tij origjinale nё dy vёllime “Tё korrat e vona”. Tё rёndёsishme nё krijimtarinё e tij janё edhe librat pёr Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, tё cilёt i pati njohur personalisht dhe e lidhte njё miqёsi e ngushtё.
ObserverKult
Lexo edhe: