Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi

nasho jorgaqi

Shuhet në moshën 90-vjeçare shkrimtari dhe skenaristi i njohur Nasho Jorgaqi. Lajmin e ka bërë me dije në një status në rrjetet sociale, nipi i tij. Ai bën me dije se homazhet në nder të tij do të zhvillohen nesër pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë.

Statusi i plotë

Sot me dt 25 Gusht 2022, u nda nga jeta Gjyshi im Nasho Jorgaqi. Homazhet ne nder te tij do te zhvillohen diten e Premte dt 26 Gusht 2022 prane Akademise se Shkencave (Shetitorja Murat Toptani, 1000) Tirane ne ora 12:00 – 14:00

Varrimi ne Varrezat e Sharres ora 14:00

Lidhja jone me ty Gjysh kapercen kufinjte e te zakonshmes.. ishte sureale…
Dashuria, qe ti me ke falur ne keto 34 vite te jetes time, eshte dhurata me e bukur qe une kam marr ndonjehere ne jete.
Lidhja jone shpirtrore, emocionale nuk mund te pershkruhet dot me fjale, por vetem une dhe ti e dime..
ti ke qene prezent gjate gjithe jetes time.. gjate gjithe fazave me diell e me stuhi, ne vere e ne dimer… ti kurre nuk me braktisur.. perkundrazi me ke qendruar me afer se kurre…
Me ke mesuar te jem i ndershem, me ke mesuar ti dua njerezit, me ke mesuar te jem i dashur, me ke mesuar ti fal njerezit kur ata gabojne, me ke mesuar te ringrihem edhe kur nuk ka me asnje shprese, me ke mesuar ta dua veten, me ke mesuar te jem mirenjohes… e shume e shume mesime te tjera jete..
Ti per mua je pika e referimit… modeli perfekt e shembulli konkret sesi duhet te jem une ne jete!
Faleminderit per gjithcka me ke mesuar! Por mbi te gjitha FALEMINDERIT per DASHURINE qe me ke falur dhe per KUJDESIN prinderor ndaj meje!

Te dua pa kufinj….

Do mundohem mos te qaj e mos te merzitem, pasi ti po shkon ne nje bote me te mire, aty ne PARAJSE…
Ma puth e ma perqafo babin…
Tani e tutje do kem dy Engjej mbrojtes…qe do te me shohin nga lart…

Mirupafshim i shtrenjti im Gjyshi Nasho…

P.S po e mbyll me nje Hajku tenden:

“Bukur do të ishte
Të jetoje njeri në tokë
Dhe të vdisje zog në qiell”
N.Jorgaqi 2013

Kush ishte Nasho Jorgaqi

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar, është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Jorgaqi numëronte një sërë botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.

ObserverKult

Lexo edhe:

NASHO JORGAQI: NJË BASHKËSI E TËRË SHQIPTARE E SHPËRNDARË NDËRMJET MALEVE TË RODOPIT DHE BRIGJEVE TË EGJEUT