Ndahet nga jeta tenori i njohur shqiptar, Thanas Konini

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare Thanas Konini. Tenori i njohur korçar do të bëhej pjesë e korit tradicional të këngëve të njohura dhe patriotike korçare që kur ishte një djalë krejt i ri e përsa jetoi mbeti pjesë e korit aq shumë të njohur.

Dy prej këngëve të Korit “Lira”, “Dua me shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sytë e zi” janë interpretuar nga Thanas Konini, këngëtar që i ka dhënë vlerë vokale korit që është “Nder i Kombit” për atë reportor aq shumë të pasur.

Thanas Konini ishte më shumë se një këngëtar i këtij kori, ai ishte shpirti dhe forca vokale, ai ishte këngëtari ku të gjithë krijuesit e dirigjentët i kanë mbështetur tek vokali i tij.

Me humbjen e Thanas Koninit, Kori “Lira” ka humbur shumëçka./javanews

ObserverKult

Thanas Konini

Lexo edhe:

LAJM I HIDHUR: NDAHET NGA JETA ZEF DEDA

Êshtë ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.

Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda u nda nga jeta në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do te mbahen homazhet në Teatrin “Migjeni”…

Kush ishte Zef Deda?

Zef Deda është një nga humorisitët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU