Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare këngëtarja e njohur greke Rena Koumioti.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur presidenti i SEH-së, Spyros Bibila, i cili ka shkruar: “Një lamtumirë e madhe për të mrekullueshmen Rena Koumiotis!! Ky zë i saj i mrekullueshëm do të na prekë gjithmonë…. Ata që e njohën do të kujtojnë vetëm momente të bukura.. Udhëtim të mbarë Rena nga të gjithë ne…”
“Rena Koumiotis nuk është më me ne. “Iku” sot në agim, pas dy muajsh beteje… Por këngëtarja e madhe do të jetojë gjithmonë mes nesh me këngët e saj. Ne që patëm nderin më të madh, ta përjetonim nga afër, njohëm etikën, shpirtin, modestinë dhe dinjitetin e saj. Një zonjë e madhe “iku” por do të jetë gjithmonë këtu… Akrepat e orës nuk ndalen kështu…” , shkruan faqja në facebook “Rena Koumioti Official”.
Këngëtarja po përballej me probleme të rënda shëndetësore dhe prej nëntorit të kaluar jetonte në Shtëpinë e të moshuarve në Athinë. Në verën e të njëjtit vit, djali i saj, Nikos Savvidis, vdiq nga një atak në zemër. Ajo nuk mori pjesë në funeralin e tij, për shkak të gjenjdes shëndetësore. /sot.com.al
ObserverKult
Lexo edhe:
KA NDËRRUAR JETË NJËRI PREJ KITARISTËVE MË ME NAM TË BOTËS, EDDIE VAN HALEN
Eddie Van Halen, një nga kitaristët më të mëdhenj të botës, bendi i të cilit, Van Halen, ishte një prej më të njohurve të të gjitha kohëve, ka vdekur të martën në moshën 65-vjeçare.
I biri i tij, Wolfgang ka thënë përmes një deklarate se babai i tij kishte “humbur betejën e gjatë dhe të mundimshme me kancer”.
Van Halen kishte qenë një prej kitaristëve më me nam të brezit të tij.
Eddie dhe vëllai i tij, Alex e themeluan grupin Van Halen në fillimin e viteve shtatëdhjetë në Los Angeles, që do të debutonte me album më 1978.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult