Ndalimi i filmave shqiptarë, reagojnë aktorët e Vlorës: Absurd…

Propozimi për ndalimin e shfaqjes së filmave të realitetit komunist, i ndërmarrë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, është quajtur absurd nga aktorët e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

“Vajtëm 32 vjet demokraci, e kanë kuptuar që ata filma u bënë për atë periudhë. Por unë shikoj anën artistike që ka shumë për t’i dhënë brezit të ardhshëm, të aktorëve të kinemasë. Është aset kombëtar arti skenik, kinematografik.

Këto janë asete, të gjitha. Të heqim dhe të Ismail Kadaresë meqë ka shkruar për atë kohë, romanet e tij të famshme që u botuan në të gjithë botën”, u shpreh Jorgaq Tushe.

Për aktorin Artan Islami, filmat e xhiruar para viteve ’90, nga ana profesionale dhe artistike, janë filmat më të mirë që ka prodhuar Shqipëria gjatë gjithë jetës së saj.

“Duhej mbledhur mendimi i të gjithë aktorëve para se të bëhej propozimi, i të gjithë regjisorëve dhe kineastëve. Më duket më tepër politike sesa artistike.

Mendimi im personal, do t’i mëshoja fort qëndrimit të tyre, se pastaj nuk do të kemi më një Kadri Roshi; një Robert Ndrenikë të atyre viteve; nuk do kemi më një Sulejman Pitarka; një Sandër Prosi; një Lizar Laska; një Pandi Raidhi; Llazi Sërbi; janë shumë. Për mua është absurd”, theksoi ai, transmeton ‘euronews.al’.

Për aktorin Ilirjan Ali, propozimi që vjen nga politika, ka nota dashakeqësie.

Debati për censurën ndaj filmave shqiptarë të kohës së komunizmit, është diskutuar edhe disa vite më parë, ndërsa hasi reagimin e fortë të personalitetve të artit, në mesin e tyre edhe aktorët e kinemasë shqiptare.


Lexo edhe:

GULJELM RADOJA: PSE U SHITE ROBERT NDRENIKA? ÇFARË PAKTI BËRE ME DJALLIN!

Aktori i njohur, Guljelm Radoja, (tashmë i ndjerë) i pozicionuar që në krye të herës kundër shembjes së Teatrit, ishte një ndër artistët dhe qytetarët që qëndruan në mbrojtje të teatrit…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU

ObserverKult