Ndalohet transmetimi në këtë vend, cili është filmi horror i cili po ndez polemika në të gjitha platformat sociale

“Megan is Missing” është një film horror psikologjik i cili prej një viti është shumë viral në platformën “TikTok”.

Transmetimi i tij është i ndaluar në Zelandën e Re dhe nuk gjendet me lehtësi në Mbretërinë e Bashkuar.

Pyetja e të gjithëve është përse? Zhanri i horrorit nuk përqafohet nga të gjithë duke qenë se skenat kanë përmbajtje sensitive dhe shqetësojnë audiencën.

“Megan is Missing” nuk është një film nga ata me krijesa të frikshme të cilat na trembin përpara gjumit, por frika dhe ndjesia e ankthit dhe tmerrimit vjen për të tjera arsye.

Në të tregohet historia e dy shoqeve adoleshente, Megan Stewart dhe Amy Herman të cilat jetojnë në pjesën veriore të Hollivud-it.

Ato ndalojnë së komunikuari sepse Megan zhduket në mënyrë të befasishme pasi takohet me një të panjohur me të cilin u prezantua në internet.

“Megan is Missing” u promovua si një film edukativ i cili tregon rreth rreziqeve që të rinjtë hasin kur përdorin rrjetet sociale për t’u takuar me njerëz të cilët nuk i njohin personalisht.

Që nga 2011-a, viti i lansimit, fansat e filmave horror dhe përdoruesit e platformave të ndryshme digjitale, kanë diskutuar se skenat kanë përmbajtje shumë “grafike dhe të seksualizuara” dhe se dhuna është e papërballueshme.

Shumë njerëz kanë kthyer në trend ndjekjen e këtij filmi dhe filmimin në kohë reale të reagimeve të tyre të sinqerta.

Një person komenton: “Pas filmit dëshiroj të fshij të gjitha llogaritë e mia në rrjetet sociale dhe të mos kthehem më kurrë. Dua të qaj.”

Një tjetër shikues paralajmëron: “Nëse nuk keni mbushur akoma 18 vjeç mos e shihni kurrë. Ose të paktën mos e shihni vetëm. Do të tmerroheni.”

Një i tretë shton: “Sapo e pashë dhe nuk kam qenë kurrë kaq i traumatizuar. Nuk di ç’të them.”

“Kjo botë është kaq e neveritshme, nuk mund të ndaloj së qari dhe më vjen për të vjellë. Nëse nuk e keni parë ende, ju lutemi mos e shikoni.

Është e tmerrshme dhe nuk do ta rekomandoja kurrë,”-shtoi një tjetër.

Shkrimtari dhe regjisori Michael Goi, i cili e shkroi skenarin për 10 ditë dhe e xhiroi atë brenda një jave, tha.

“Kam marrë një mesazh nga Amber Perkins, aktorja kryesore e filmit se po bëhej nami në “TikTok”.

Dua t’ju jap disa paralajmërime përpara se të shihni “Megan is Missing”. Mos e shihni filmin gjatë mbrëmjes. Mos e shihni vetëm.

Nëse në ekran dalin fjalët ‘foto numër një’, ju keni rreth katër sekonda për ta hequr.

Pas asaj fotoje, do të nisni të shihni gjëra që ndoshta nuk dëshironi t’i shihni.”/ living.al

ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA E DASHURISË MES MBRETËRESHËS CHARLOTTE DHE MBRETIT GEORGE III, SERIALI QË PO THYEN REKORDET E SHIKUESHMËRISË NË “NETFLIX”

Ndërkohë që të gjithë përgatiteshin për ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles, fansat e serialit të suksesshëm të “Netflix”, “Bridgerton” po prisnin lansimin e episodeve të reja.

Këto episode nuk vazhduan linjën e historisë me të cilën jemi familjarizuar. Por u kthyen pas në kohë.

Kësaj here, producentja Shonda Rhimes donte të na prezantonte me botën magjike të mbretëreshës Charlotte dhe mbretit George III.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult