Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës njoftoi se kanë filluar ndërhyrjet restauruese në Kullën e Ministerit.
Kulla e Ministerit përfaqëson një epokë të rëndësishme në historinë e qytetit të Pejës, e cila dikur i takonte Bejlerëve. Për të ruajtur strukturat historike, që i japin karakter qyteteve, kjo kullë po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese dhe konservuese.
Kulla e cila gjendet në Pejë, është ndërtuar në vitin 1933. Shtyllat e betonit të dala nga muret në fasadën jugore, që shërbejnë për mbajtjen e ballkonit e bëjnë këtë kullë të pazakontë për këto treva.
Kulla e Ministerit fillimisht i takonte Bejlerëve, përkatësisht Shasivar Beut. Ndërsa më vonë si pasojë e presionit sistematik gjatë mbretërisë serbe-kroate-sllovene, kulla kaloi në pronësi të Aleksandër Markoviqit i cili në atë periudhë ishte ministër. Ky i fundit nga ky objekt udhëhoqi administratën shtetërore. Pavarësisht kohës, kulla ka ruajtur autenticitetin e saj.
“Ky është një projekt i rëndësishëm, duke theksuar rëndësinë e ndërtesave të vjetra për komunitetin, prandaj jemi të lumtur që po luajmë rolin tonë në ruajtjen e tyre”, thuhet njoftimin nga Ministria e Kulturës.
Ndërhyrjet restauruese po bëhen në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”. Bashkëpunim ky në mes të Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian dhe UNDP-së.
ObserverKult
Lexo edhe:
MINISTRIA E KULTURËS MBËSHTET FESTIVALIN E TEATROVE NË FERIZAJ
Festivali i Teatrove në Ferizaj, për edicionin e 50-të të tij, organizuar nga OJQ “SWOK Kosova” është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kjo bzuar në thirrjen publike për përkrahjen e projekteve kulturore artistike të vitit 2020, në vlerë prej 8,000 euro.
Edicioni i 50-të i këtij festivali nuk është mbajtur deri më tani për shkak të rethanave të pandemisë COVID 19. Ndërkohë organizatori nuk ka arritur të përmbyllë obligimet kontraktuale ndaj MKRS si përfitues i projektit.
Marrë parasysh që ky edicion nuk është mbajtur, buxheti i paraparë për mbajtjen e Festivalit të Teatrove në Ferizaj në vitin 2020 duhet të përdoret për mbajtjen e festivalit këtë vit. Kjo u është kumtuar edhe organizatorëve të festivalit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult