Ditë më parë nga kjo botë iku artisti i madh i skenës teatrore e kinematografike të Kosovës, Xhevat Qorraj.
“Ndërsa sot për të kujtuar kontributin e pasur të një personaliteti të rrallë të skenës teatrore shqiptare, Xhevat Qorraj, u mblodhën bashkë familjarë, miq dhe kolegë në hapësirat e Teatrit Kombëtar të Kosovës”, njoftoi nëpërmjet një postimi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Me mirënjohje dhe respekt, nga familja foli djali i të ndjerit, Luan Qorraj, pastaj ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës Kushtrim Mehmeti si dhe aktori Selman Lokaj.
“Ndër të tjera për aktorin e ndjerë u tha se kontributi i tij i veçantë për artin dhe kulturën e Kosovës ka bërë që emri i tij të mbetet një shembull frymëzues për të ardhmen. Ndërkaq përmes angazhimit të tij për të promovuar vlerat e artit, ai ka ndikuar në ndërgjegjen kulturore të shoqërisë”, thuhet në postim.
ObserverKult
————————-
Lexo edhe:
XHEVAT QORRAJ: DO TË KËRKOJ NJË VEND TË SHKRETË, I LIRË TË JETOJ ME NDER!
Xhevat Qorraj, aktor.
(Carrabreg, 16 maj 1947 – Prishtinë, 23 gusht 2023).
«Nuk di të luaj me fjalë…»
Xhevat Qorraj është njëri ndër aktorët e dalluar të Teatrit Popullor Krahinor. Kohëve të fundit publiku pati rastin ta shohë në teatrin e poezisë «Sofra» — në «Qeleshebardhët», dramatizimin e poezisë së Ismail Kadaresë, në regji të Ekrem Kryeziut. Kjo shfaqje u prit shumë mirë nga publiku.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult