Ndërpriten punimet në mozaik, Neritan Ceka: Është shkelur ligji i arkeologjisë dhe cenohet monumenti i kulturës.
Prej 15 ditësh ka nisur puna, për zbatimin e projektit të Bashkisë së Tiranës për rehailitimin e zonës pranë Mozaikut të Tiranës, monument kulture i kategorisë së parë.
Në këtë zonë është parashikuar, ndërtimi i një shatërvani dhe park pushimi.
Hapja e një grope për instalimin e depozitës së ujit që do furnizonte shatërvanin, ka zgjuar polemika. Pasi sipas specialistëve në këtë zonë ka të dhëna për potencial arkeologjik dhe kjo ka bërë të ndërpriten punimet.
Drejtori i mozaikut të Tiranës njëkohësisht Drejtor i Drejtorisë Rajonale të monumenteve të kulturës, Olsi Plasa, thotë se hapja e gropës dhe betonizimi i saj është monitoruar nga specialistët dhe nuk ka të dhëna arkeologjike
“Ne kemi rënë dakord që i gjithë shefi nuk do të ketë gërmimi, dhe nëse do të ketë punime ne do të duhet të shkojme për të marrë leje. Ne e kemi venë re se nuk ka probleme”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër ai pranon se do kryhen gërmime pikërisht në këtë zonë.
Ndërsa arkeologu Neritan Ceka, pasi vëzhgon materialin në terren, thotë se këto punime janë të jashtëligjshme.
“Në mënyrë absolute të gjithë kjo që ndërtohet është e paligjshme. Dhe duhej gërmuar dhe të çlirohej monumenti dhe të vendosen bunkierë betoni”, është shprehur Ceka.
Punimet parashikohen sipas tabelës njoftuese që do të zgjasin 5 muaj./abcnews.al