Aktori i njohur për rolin e tij në “Game Of Thrones”, John Stahl, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga agjentja e tij, Amanda Fitzalan Howard e cila e përshkroi atë si “një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një personazh të fortë të teatrit skocez”.
“John ishte një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri i fortë i teatrit skocez, ku u shfaq në prodhime të shumta, si dhe në The Royal Shakespeare Company dhe The National Theatre”, u shpreh ajo.
Ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes. Stahl portretizoi rolin e Rickard Karstark për dy sezone në “Game of Thrones”.
Aktori mori rolin e Rickard për sezonin e dytë dhe të tretë të serialit HBO nga aktori tjetër Steven Blount. Stahl ishte i njohur gjithashtu për rolin e tij në telenovelën skoceze, “Take the High Road”. Ai u paraqit në shfaqje nga viti 1982 deri në përfundimin e tij në 2003.
Lexo edhe: