Dean Stockwell, i njohur për rolin e tij në serialin ikonik të fillimit të viteve ’90, Quantum Leap, ka vdekur në moshën 85-vjeçare pas një karriere në aktrim që zgjati mbi 70 vjet.
Aktori vdiq në shtëpinë e tij, konfirmoi një përfaqësues i tij për “TMZ”.
Stockwell kishte luajtur së bashku me Scott Bakula në të 97 episodet e shfaqjes fantastiko-shkencore që u transmetua në pesë sezone nga viti 1989 deri në 1993.
Aktori Dean Stockwell u vlerësua nga kritikët për rolin dhe madje fitoi katër nominime në Primetime Emmy dhe madje fitoi çmimin për aktorin më të mirë në një rol dytësor në Golden Globes 1990, transmeton ‘rtklive’.
Ai u njoh gjithashtu për punën e tij në film pasi fitoi një nominim për “Oscar” në kategorinë Aktori më i mirë në rol dytësor për rolin e tij si Tony ‘The Tiger’ Russo në vitin 1988 – Married To The Mob.
LEXO EDHE: NDËRROI JETË 37 VJEÇE, SEKRETET DHE TË PATHËNAT E TEFTA TASHKOS!
Poeti Lasgush Poradeci (1899-1987) ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin e artistëve bashkëkohës që i ka njohur nga afër.
Kur dëgjonte këngët e sopranos liriko-dramatiko Tefta Tashko Koço (1910-1947) ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues. Për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”.
Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme. Dhe për ta përdorur gjithë fuqinë e tij në emancipimin e shumëanshëm të shoqërisë shqiptare përgjatë viteve të trazuar 1927-1947.
Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë në gjuhë më sociologjike. Ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme. Me energjitë relative të vullnetit, të disiplinës së hekurt në tërë procesin artistik krijues.
Më konkretisht:
1. Tefta Tashko ishte talent i lindur, ose siç shprehej shtypi i kohës. Kishte lindur me “zërin e saj ëngjëllor”. Në kohën kur debutoi për herë të parë në skenë Tefta Tashko 12-vjeçare. Shoqëria shqiptare ndodhej…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU