Ndërroi jetë aktori i njohur, Gilbert Gottfried

Aktori amerikan Gilbert Gottfried ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare, ‘pas një sëmundje të gjatë’.

Familja e aktorit dhe humoristit e bëri të ditur lajmin e hidhur në një postim në Twitter, së bashku me një fotografi të Gottfried, transmeton ‘rtv21’.

“Jemi të thyer, për të njoftuar ndarjen nga jeta të më të dashurit, Gilbert Gottfriend, pas një sëmundje të gjatë. Përveçse ishte zëri më ikonik në komedi, ai ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij të vegjël. Edhe pse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju lutemi vazhdoni të qeshni sa më fort për nder të Gilbert. Me dashuri familja Gottfried”, thuhet në deklaratën e familjes.

Miku shumëvjeçar i Gottfried, publicisti Glenn Schwartz, i tha ‘PEOPLE’ në një deklaratë zyrtare, “Komediani i dashur dhe ikonik Gilbert Gottfried ndërroi jetë në orën 14:35 më 12 prill 2022, nga Takikardia ventrikulare e përsëritur për shkak të Distrofisë Miotonike të tipit II”.


Lexo edhe:

NDËRROI JETË KËNGËTARI I NJOHUR, BOBBY RYDELL