Ndërroi jetë aktori Muharrem Sylejmani

Ka vdekur në moshën 67-vjeçare artisti i shumë shfaqjeve teatrale, Muharrem Sylejmani.

Sylejmani ishte bartës i 30 roleve kryesore dhe regjisor i dhjetëra shfaqjeve. Në Festivalin e Dramës origjinale shqiptare, e cila u mbajt më 22-26 janar 2020, Sylejmani fitoi çmimin për vepër jetësore.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes faqes së Facebookut të Teatrit të Gjilanit.

Njëkohësisht, Teatri i Gjilanit i ka shprehur ngushëllime familjes Sylejmani për humbjen e më të dashurit të tyre./21Media