Ndërroi jetë aktorja e njohur

Aktorja e njohur meksikane, Carmen Salinas, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.

Prej një muaji Salinas ishte e shtruar në spital, pasi pësoi një goditje në tru që e la në koma.

Vdekja e producentes dhe politikanes, e njoftuar nga familja e saj, la në zi industrinë e argëtimit meksikan, ku ajo pati një karrierë të gjatë dhe një ndikim të madh, transmeton ‘lapsi.al’.

Protagonistja e mbi 100 melodramave dhe filmave u admirua gjerësisht për talentin dhe bujarinë e saj.

Kur pësoi goditje në tru, ajo ishte duke marrë pjesë në xhirimet e telenovelës “Mi fortuna es amarte”, ku luante Doña Margarita Domínguez.

Sipas raportimeve të mediave, aktoret si Silvia Pinal dhe Ana Martin u konsideruan shpejt si zëvendësuese për të luajtur personazhin.

Salinas la pas vajzën e saj të vetme, María Eugenia Plascencia, dhe 7 nipër e mbesa.

LEXO EDHE: NDËRROI JETË KËNGËTARI I NJOHUR, VETËM PAK MINUTA PASI PUBLIKOI VIDEOKLIPIN

Sot është bërë i ditur lajmi se reperi Slim 400 është qëlluar dhe vrarë në Los Angeles. Reperi 33-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Vincent Cohran, u qëllua për vdekje rreth orës 19:50. Të mërkurën në Inglewood pranë kryqëzimit të Bulevardit Manchester dhe Avenue 7.

Nuk ka asnjë të arrestuar dhe motivi dhe rrethanat e të shtënave nuk janë të qarta. Të shtënat erdhën vetëm disa orë pasi Slim 400 publikoi një video të re muzikore për këngën “Caviar Gold”…

Ai gjithashtu ishte qëlluar 9 herë në 2019. Viktima është transportuar në Qendrën Mjekësore Harbor-UCLA, ku ka ndërruar jetë. I lindur në Frankfurt, Gjermani në një familje ushtarake, Cohran shkoi në Los Angeles në moshë të re dhe u rrit në Compton.

Ai ishte pjesë e labelit, tashmë nuk ekziston, ‘Pu$haz Ink’ dhe është më i njohur për albumin e vitit 2015, ‘Foe Block’.

TEKSTIN E PLOTE MUND TA LEXONI KETU