Ndërroi jetë këngëtarja e njohur

Ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare këngëtarja e njohur, Sarah Dash.

Sarah Dash, e njohur më së shumti si këngëtare dhe themeluese e grupi R&B “Labelle” ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Ylli i hitit “Lady Marmalade” vdiq të hënën (20 shtator). Ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Performanca e fundit e Dash ishte të shtunën (18 shtator) kur ajo iu bashkua vokalistës kryesore të grupit, Patti Labelle, gjatë një koncerti në New Jersey, shkruan NME.

Duke publikuar video nga kjo performancë në Instagram, Patti Labelle tha se Dash ishte jashtëzakonisht e talentuar, e bukur dhe e dashur, e cila ka bekuar jetën e saj dhe shumë të tjerëve.

U largua nga grupi për t’u bashkuar me Supremes

“Jam zemërthyer dhe e di që shumë njerëz të saj të dashur dhe fansat janë gjithashtu. Por, e di që shpirti i Sarah-s dhe gjithçka që ajo i ka dhënë botës jetojnë. Lutem për kujtimet e saj të na sjellin paqe. Pusho në paqe motra ime e dashur. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar Labelle pasi e mori që ndërroi jetë këngëtarja e njohur Sarah Dash.

E lindur në Trenton të New Jersey, Dash u bashkua me Patti Labelle dhe Nona Hondryx për herë të parë në viti 1961 si pjesë e The Ordettes, së bashku me Sundray Tucker. Më vonë Trucker u zëvendësua nga Cindy Bridsong dhe grupi ndryshojë emrin në Patti Labelle dhe The Bluebells, transmeton ‘orainfo.net’.

Në fund të viteve ’60, Birdsong u largua nga grupi për t’u bashkuar me Supremes, dhe treshja u riemërua edhe një herë duke e vendosur emrin vetëm si “Labelle”, për të cilën edhe janë më të njohur. Së bashku, treshja publikoi tetë albume, i fundit ishte “Back To Now” të vitit 2008. Ato patën sukses të madh me publikimin e këngës së tyre të vitit 1974, “Lady Marmalade”.

Si një artiste solo, Dash lansoi katër albume në studio midis vitit 1978 dhe 1988. Në vitin 2016, Dashit iu dha çmimi për arritje jetësore nga Shoqëria Kombëtare e Muzikës R&B.

LEXO EDHE: Ndërroi jetë aktorja e njohur, Jane Powell