Komediani kanadez, Nick Nemeroff ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare, njoftoi familja e tij.
Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
Nemeroff ishte bërë shumë i njohur në Kanada, pas pjesëmarrjes në “Conan” dhe në “Just For Laughs”, transmeton ‘express’.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e papritur të vëllait tonë të dashur Nick Nemeroff”, tha familja në deklaratë.
“Përkushtimi i Nick për komedinë standup ishte i jashtëzakonshëm dhe dha rezultate të mahnitshme.”, thuhej më tej në deklaratë.
Lexo edhe:
NDËRROI JETË PARA 54 VJETËVE, “PREFEKTI” BESIM LEVONJA- AKTORI QË S’HARROHET
Sot mbushen plot 54 vjet që është ndarë nga jeta aktori Besim Levonja, pena e artë e “Prefektit”. Respekt dhe nderim për figurën e tij.
Besim Levonja lindi në Elbasan më 16 mars të vitit 1922 dhe ndërroi jetë më 21 qershor të vitit 1968.
Veprimtarinë e tij artistike e filloi që herët, në vitin 1942. Me krijimin e teatrit Popullor në 1945 Besim Levonja është ndër të parët artistë që formuan grupin artistik të këtij teatri.
Pjesa e parë që shfaqi Teatri Popullor nga dramaturgjia jonë është pjesa “Coni, Ishja, Roma” në vitin 1945.
Por suksesin më të madh si krijues, Besim Levonja e arriti me komedinë “Prefekti” (dhjetor 1948), e cila për kohën qe një komedi e suksesshme.
Rolet e tij në teatër janë të shumtë. Ndër kryerolet e tij në Teatrin Popullor përmendim Gjeloshin “Votra e huaj”, plakun e urtë “Trimi i mirë me shokë shumë”. Sokoli “Halili dhe Hajria”, Tetarefi “Mikroborgjezët”, varrmihësi “Hamleti”, Dobçinski “Revizori”, etj…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU