Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka dal me njoftim për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha, e cila vdiq sot në objektin e kësaj ministrie, ku edhe punonte.
Ministria u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit arstistik.
“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në njoftim.
Tutje, është dhënë edhe një profil i veprimtarisë së saj.
“Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër. Të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore. Dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.
Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.
Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film. Po ashtu ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”.
Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë. Për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
———————————————————————–
LEXO EDHE: KUSH ISHTE BURBUQE BERISHA, REGJISORJA QË SOT NDËRROI JETË
Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka vdekur sot në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës.
Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë ekipet e nevojshme mjekësore. Dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.
Ndër personat e parë që shkroi për vdekjen e Berishës, ishte aktorja Shengyl Ismaili. E cila me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook. Ku shkroi “Pusho e qete Buqe, shpirti i bardhë”.
Në biografinë e Burbuqe Berishës shkruan se ajo studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve. Dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU