Familja e yllit të Il Divo, Carlos Marin, kërkon të shikojë trajtimin që mori në spitalin në Mbretërinë e Bashkuar, ku vdiq pasi u infektua me koronavirus. 53-vjeçari humbi jetën pas një lufte dy javore teksa ndodhej i shtruar në Spitalin Mbretëror të Mançesterit.
Motra e tij konfirmoi se varianti Delta i kishte prekur mushkëritë e tij duke e lënë në kujdes intensiv.
“Kam folur me nënën e tij ditën kur vdiq dhe ajo po thoshte se ishte e bindur që po të kishte qenë në Spanjë, do të kishte mbijetuar.“, tha avokati i tij, Alberto Martin, transmeton ‘tirananews.al’.
“Është diçka që duhet ta analizojmë kur të shohim të gjitha dokumentet mjekësore sepse mendojmë se kishte kohë për të kontrolluar situatën e tij dhe për të përmirësuar gjërat, në mënyrë që të shpëtonte, që ishte gjëja më e rëndësishme”, shtoi ai.
Lexo edhe:
“COVID-19 MË SHKATËRROI KARRIERËN”, FLET SOZIA RUS I DICAPRIOS