Ndërroi jetë një vit më parë, përkujtohet Dhimitër Orgocka

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti përkujtoi aktorin dhe regjisorin Dhimitër Orgocka, në kuadër të “Muajit të teatrit”.

“Kujtojmë sot aktorin dhe regjisorin Dhimitër Orgocka, që u nda nga ne vetëm një vit më parë!”, u shpreh Margariti.

Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrot e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ai mbante titullin “Mjeshtër i Madh”.

Si aktor, Orgocka numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. Ndërsa në kinematografi njihet për rolet e tij tek filmi “Gjeneral Gramafoni”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Asgjë nuk harrohet”, “Njerëz në rrymë”, “Yjet e netëve të gjata” dhe “Horizonte të hapura”.

Aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare./ATSH


Lexo edhe:

NDËRRON JETË REGJISORI I NJOHUR DHIMITËR ORGOCKA

ObserverKult