Autorja dhe ilustruesja e librave për fëmijë, Shirley Hughes, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, ka konfirmuar familja e saj.
Hughes ishte më e njohur për krijimin e serisë së librave “Alfie”, si dhe librave me figura për fëmijë “Dogger”.
Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Londër pas një sëmundjeje të shkurtër, tha familja e saj për agjencinë e lajmeve PA.
“Librat e Shirleyt, për jetën e përditshme familjare, adhurohen nga breza të tërë familjesh dhe ajo vlerësohet më së shumti nga bashkëmoshatarët e saj”, thanë ata, përcjell Klankosova.tv
Hughes ilustroi 200 libra për fëmijë gjatë karrierës së saj, duke shitur më shumë se 10 milionë kopje.
Lexo edhe:
KUSH ISHTE BARDHYL LONDO, POETI QË SOT NDËRROI JETË
ObserverKult