Një nga aktorët më të adhuruar francezë, Claude Brasseur ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Brasseur, ka fituar dy çmime Cesars, që njihet si Oscari në Francë dhe bëri bujë me performancën e tij në vitin 1971 në filmin ‘Vidocq’.
Në vitin 1964, ai ishte pjesë e skuadrës së Francës në sportin bobsled për Lojërat Olimpike Dimërore, por u lëndua rëndë para se të fillonin garat, transmeton ‘kohajone.com’.
Sakaq, Claude ishte i pasionuar me veturat dhe mori pjesë disa herë në garën Paris-Dakar, duke e fituar atë në vitin 1983 në tandem me Jacky Ickxin.