“Friends”-at humbën një mik të mirë. Aktori amerikan, James Michael Tyler, i njohur për rolin e Gunther në serialin e famshëm, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.
“Tyler vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, mëngjesin e së dielës. Nëse e takoje një herë, atë e bëje shok për jetë”, thuhej në një deklaratë të menaxherit të tij.
Që prej vitit 2018, aktori vuante nga kanceri në prostatë, që më pas u përhap edhe në kocka.
Personazhi i Tyler në serialin “Friends” punonte si kamarier dhe menaxher në kafenenë e frekuentuar nga shokët, në Central Perk.
Ai ishte i dashuruar me Rachel, personazh i interpretuar nga Jennifer Aniston. Të gjithë protagonistët e serialit i bënë homazh 59-vjeçarit në rrjetet sociale.
——————————————————————
LEXO EDHE: NDËRRON JETË HISTORIANIA LIRI LUBONJA, E ËMA E FATOS LUBONJËS
Lajmin e ka bërë me dije djali i saj, Agim Lubonja përmes një postimi në rrjetet sociale.
“U prehsh në paqe nënë e dashur”, shkruan Agim Lubonja në statusin e tij në “Facebook”.
Lubonja ishte një historiane dhe gazetare në Shqipërinë komuniste. Ajo ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vite burg.
Duke qenë që nuk pranoi ndarjen me Todin, ajo si gjithë familja, vuajti persekutimet e regjimit. Në vitin 1973, përjashtohet nga partia, ku ishte pranuar që në vitin 1944 dhe internohet familjarisht në Lezhë, pasi iu komunikua shpërngulja në mars të atij viti. Nga Instituti i Historisë ku punonte para 1973, nis punë në një magazinë bujqësore në Lezhë në tetor të 1973, transmeton ‘panorama.com.al’.
Në korrik të vitit 1974, arrestohet i biri, Fatos Lubonja dhe pas dy ditësh, bashkëshorti, Todi. Liria dhe djali tjetër, Agimi, detyrohen të lirojnë banesën në Lezhë.
Në vitin 1982, i dëbojnë në Fishtë. Internimi përfundon në vitin 1989…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU