Ndërron jetë aktori i njohur

Sidney Poitier, ai që konsiderohet si ylli i parë me ngjyrë i Hollivudit dhe fitues i çmimit Oscar, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Poitier fitoi çmimin më të madh kinematografik në vitin 1963, për rolin e tij në filmin “Lilies of the Field,” ku interpreton një punëtor që ndihmon një grup murgeshash që të ndërtojnë një kishë, transmeton ‘a2news.com’.

Filmat e tij më të njohur kanë trajtuar tematikën e tensioneve raciale në SHBA dhe rolet e tij kanë bërë që njerëzit me ngjyrë të mos shikoheshin më vetëm si shërbëtorë, por edhe si mjekë, mësues apo detektivë.


Lexo edhe:

NDËRRON JETË KËNGËTARI I NJOHUR