Betty Lynn, aktorja e filmit dhe televizionit e njohur më shumë për rolin e të dashurës së Barney Fife, Thelma Lou në “The Andy Griffith Show”, ka vdekur.
Betty Lynn ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare. Ylli vdiq në mënyrë paqësore pas një sëmundje të shkurtër, njoftoi Muzeu Andy Griffith në Karolinën e Veriut. Lynn u shfaq si Thelma Lou në serialin e suksesshëm nga viti 1961 deri në vitin 1966.
Ajo përsëriti rolin e saj në “Return to Mayberry”, filmin e krijuar për televizion ku ajo dhe Fife (Don Knotts) u martuan.
E lindur Elizabeth Ann Theresa Lynn më 29 gusht 1926, në Kansas Missouri, Lynn filloi të studionte vallëzim dhe aktrim në një moshë të re. Në 1944, ajo filloi të performojë si pjesë e USO Camp Shows.
————————————————————————–
LEXO EDHE: NDËRRON JETË HISTORIANIA LIRI LUBONJA, E ËMA E FATOS LUBONJËS
Lajmin e ka bërë me dije djali i saj, Agim Lubonja përmes një postimi në rrjetet sociale.
“U prehsh në paqe nënë e dashur”, shkruan Agim Lubonja në statusin e tij në “Facebook”.
Lubonja ishte një historiane dhe gazetare në Shqipërinë komuniste. Ajo ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vite burg.
Duke qenë që nuk pranoi ndarjen me Todin, ajo si gjithë familja, vuajti persekutimet e regjimit. Në vitin 1973, përjashtohet nga partia. Ku ishte pranuar që në vitin 1944 dhe internohet familjarisht në Lezhë, pasi iu komunikua shpërngulja në mars të atij viti. Nga Instituti i Historisë ku punonte para 1973, nis punë në një magazinë bujqësore në Lezhë në tetor të 1973.
Në korrik të vitit 1974, arrestohet i biri, Fatos Lubonja dhe pas dy ditësh. Bashkëshorti, Todi. Liria dhe djali tjetër, Agimi, detyrohen të lirojnë banesën në Lezhë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU