Aktorja Miranda Fryer ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur për mediat nga familjarët e saj të cilët deklaruan se janë ende në pritje të ekspertizës ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, transmeton ‘lapsi.al’.
”Miranda dhe Arthur po bënin plane për të krijuar familjen e tyre, kur një ditë të javës së kaluar ajo ra të flinte dhe nuk u zgjua kurrë. Nuk e dimë pse. Ajo ka pasur disa probleme me zemrën. Ndoshta personaliteti i saj i bukur ishte shumë i mirë për këtë botë.
Ne, që të gjithë e donim aq shumë, do t’i ruajmë si thesar kujtimet që na ka lënë dhe do të mbajmë zi për humbjen tonë. Një fëmijë i bukur, adoleshente mahnitëse, e bukur nga brenda dhe jashtë… një grua, me kaq shumë dashuri dhe lumturi.“,u shprehën familjarët.
Miranda ishte e njohur për rolin e saj në “Neighbours”.