Ndërron jetë anëtari i ekipit të “Indiana Jones”

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se një punonjës ka ndërruar jetë në xhirimet e filmit “Indiana Jones 5”.

Sipas “The Sun”, bëhet fjalë për Nic Cupac, i cili u gjet i pajetë në një hotel ku po qëndronin anëtarët e grupit të xhirimit në qytetin Fes të Marokut, transmeton ‘lapsi.al’.

Nga informacionet e para, thuhet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.

Cupac ka punuar në disa në filmat si: |Guardian Of Galaxy dhe Solo: A Star Wars Story”. Filmi është parashikuar të publikohet në vitin 2023.

———————————————————-

LEXO EDHE: NDËRROI JETË 37 VJEÇE, SEKRETET DHE TË PATHËNAT E TEFTA TASHKOS!

Poeti Lasgush Poradeci (1899-1987) ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin e artistëve bashkëkohës që i ka njohur nga afër.

Kur dëgjonte këngët e sopranos liriko-dramatiko Tefta Tashko Koço (1910-1947) ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”.

Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme. Dhe për ta përdorur gjithë fuqinë e tij në emancipimin e shumëanshëm të shoqërisë shqiptare përgjatë viteve të trazuar 1927-1947.

Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë në gjuhë më sociologjike, ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme. Me energjitë relative të vullnetit, të disiplinës së hekurt në tërë procesin artistik krijues.

Më konkretisht:

1. Tefta Tashko ishte talent i lindur, ose siç shprehej shtypi i kohës, kishte lindur me “zërin e saj ëngjëllor”. Në kohën kur debutoi për herë të parë në skenë Tefta Tashko 12-vjeçare. Shoqëria shqiptare ndodhej nën trysninë e paragjykimeve përçmuese për muzikën “si profesion që ushtrohet nga këngëtarët jevgj dhe vallëtarët romë.

Duke sfiduar paragjykime të tilla Tefta Tashko ka qenë në brezin e parë të vajzave shqiptare, e cila nisi rrugën e mundimshme për të kultivuar talentin e saj për kanto për afro dhjetë vite 1927-1937. Në konservatorët më prestigjozë të Francës dhe Italisë. Shpesh u detyrua të bënte punë të rëndomta për të siguruar kushtet minimale të jetesës…