Djali 9-vjeçar që u plagos në Festivalin “Astroworld” ndërroi jetë, sipas avokatit të familjes Ben Crump.
Numri i të vdekurve nga koncerti kaotik tani është 10. Shërbimet funerale për disa prej viktimave filluan gjatë fundjavës, ndërsa dhjetëra padi janë ngritur mbi tragjedinë.
Djali, i identifikuar si Ezra Blount nga familja e tij, kishte qenë në gjendje kome. Në një përpjekje për të kapërcyer traumën e trurit, mëlçisë dhe veshkave, sipas një deklarate nga Crump.
Që nga dita e ngjarjes tragjike, një burim shprehet se reperi është në gjendje “shoku”. Dhe se mbështetja e vetme tani është partnerja, Kylie Jenner, transmeton ‘lapsi.al’.
“Travis është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimave. Dhe po përpiqet në maksimum për t’i ndihmuar ata”-tha një burim konfidencial pranë familjarëve.
——————————-
LEXO EDHE: SHEFI I ZJARRFIKËSVE: TRAVIS SCOTT ‘ABSOLUTISHT’ DUHET TË KISHTE NDALUAR SHFAQJEN
Shefi i zjarrfikësve të Houston insistoi se Travis Scott “absolutisht” duhet të kishte ndaluar shfaqjen Astroworld – duke sugjeruar se kishte paralajmërime të qarta se ishte kthyer në tragjedi.
“Të gjithë në atë ngjarje kanë një përgjegjësi, duke filluar nga artisti e poshtë. Artisti ka komandën e turmës… nëse vëren diçka që po ndodh, ai me siguri mund ta ndalojë performancën. Të ndezë dritat dhe të thotë, “Hej, ne nuk do të vazhdojmë derisa të zgjidhet,” tha shefi Samuel Pena në “Today”.
Shefi i zjarrfikësve vuri në dukje momente tashmë virale që duhet të ishin paralajmërime të qarta për reperin, transmeton ‘anabelmagazine’.
“Në një moment, ishte një ambulancë që po përpiqej të kalonte nëpër turmë,” tha ai për një pamje të cilën Scott duhet ta ketë parë nga skena teksa vazhdonte të performonte.
Megjithatë, shefi i zjarrfikësve “nuk ishte i përgatitur të thoshte” se Scott “ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte” duke thënë se kjo do të jetë pjesë e asaj që do të “përfshihet gjatë gjithë hetimit”…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU