Këngëtari dhe aktori amerikan Meat Loaf ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Lajmin e dha agjenti i tij, por pa dhënë detaje për shkaqet e vdekjes.
Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Marvin Lee Aday, u bë i famshëm me albumin e tij debutues, “Bat Out of Hell”, që është një nga albumet më të shitura në SHBA, me më shumë se 14 milionë kopje.
Meat Loaf vdiq më 20 janar. /gazetaexpress.com
_______________________
Lexo edhe:
RRËFIMI I BURRIT TË HUEYDA EL SAIED, TREGON MOMENTET E FUNDIT TË SAJ
Mëngjesin e ditës së djeshme ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” bashkëshorti i Hueyda El Saied, Thierry Grosjean, i cili foli për dy muajt pa artisten e njohur.
Ai tashmë jeton me djalin e saj, Gabriel, i cili tani ligjërisht është edhe i biri i tij. Thierry u shpreh se ka qenë një përvojë shumë e keqe për të dhe Gabriel, por së bashku janë të fortë.
Si kanë qenë për ty këta dy muaj pa Hueyda-n?
– Një përvojë shumë e keqe, sërish shumë e komplikuar për mua e Gabrielin. Por jemi të fortë, i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Por, sërish dhimbja është aty për mua.
Pse vendosi ta mbante të fshehtë sëmundjen? Kishte një arsye konkrete?
– Po, ishte vendimi i saj të mos e ndante dhe unë isha plotësisht dakord. Nuk donte që njerëzit të ndjenin keqardhje për të. Unë e kuptoj se ishte një shok për fansat e saj në Tiranë dhe botë. Por për të ishte e rëndësishme të qëndronte e fokusuar në luftën kundër kësaj sëmundjeje. E për këtë vendosi që ta mbante sekret.
Sa e vështirë ishte për të që ta përballonte dhe për t’i shkuar deri në fund luftës?
– Sigurisht që nuk ishte e…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult